AKTUALITET /

Me 22 mijë euro nëpër xhepa, e pësojnë 2 maqedonasit në Rinas! Kapen dhe 3 shqiptarë me dokumenta false

Shkruar nga Versus

Me 22 mijë euro nëpër xhepa, e pësojnë 2 maqedonasit

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë ndaluar nga policia në aeroportin e Rinasit pasi nuk kishin deklaruar shumën prej 22.805 eurosh dhe 2600 dinarësh maqedonas.

Për rrjedhojë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për A.J 33 vjeç i cili do të udhëtonte  drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar dhe shtetasin nga RMV-ja, B. I., 43 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 005 euro që nuk i kishte deklaruar;

Po ashtu janë ndaluar dhe 6 persona që lëviznin me dokumente false, mes të cilëve 3 shqiptarë.

“Shtetasi A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake, të dyshuara false;

shtetasi K. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake, të dyshuara false;

shtetasi A. K., 36 vjeç, banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi braziliane e dyshuar false;

shtetësja braziliane L. M., 33 vjeçe, e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi italiane e dyshuar false''.

Policia bën me dije se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll