
Durrës- Një 32 vjeçar i identifikuar si Alidin Kola është arrestuar nga policia në portin e qytetit bregdetari pasi tentoi të hynte në vendin tonë me 32 mijë paund të padeklaruara. Shuma e parave të dyshimta, u zbulua në një automjet tip “furgon” fshehur nën sediljen e shoferit.
Po ashtu në mjet u gjetën edhe veshje, vegla pune dhe pajisje elektroshtëpiake, të dyshuara të kontrabanduara pasi nuk kishin faturë blerje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për hetime të mëtejshme, për veprat penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Versus.al







