AKTUALITET /

“Me ne sillet si k*rvë”, përgjimet që fundosën bandën e Durrësit, qejfmbetjet e trafikantëve me “Bishën”

Në përgjimet e bëra publike të siguruara nga Versus.al nga dosja, dëshmohet marrëdhënia mes trafikantëve me njëri-tjetrin, biseda të fshehta për ngarkesat e deri te hatërmbetjet që kishin patur me njëri-tjetrin.

Shkruar nga Versus
“Me ne sillet si k*rvë”, përgjimet që fundosën
Adi Çoba

Në përgjimet e bëra publike të siguruara nga Versus.al nga dosja, dëshmohet marrëdhënia mes trafikantëve me njëri-tjetrin, biseda të fshehta për ngarkesat e deri te hatërmbetjet që kishin patur me njëri-tjetrin.

Në përgjime del Visi i Pojës, i cili bashkëpunonte me Adi Çobën dhe Erigels Presin.

Në dosjen e SPAK thuhet se “bisha” Adi Çoba kishte mbështetjen e Vis Pojës dhe grupit kriminal. Një bisedë e përgjuar në makinë mes Erigels Presit, Gertin Aliu dhe Genci Telollarit tregon qartë sipas prokurorisë se sa i fuqishëm ishte roli i Elvis Doçit.

Erigels Presi i shpreh me shqetësim Gerti Aliut për sjelljen e Adi Çobës me ta. Sipas tij fakti që ka lidhur marrëdhënie kaq të ngushta me Visin e Pojës është problematike sepse ndryshe sillet me grupin e “heroinës” pra me Gertin dhe grupin e tij dhe ndryshe me Visin e Pojës nga i cili i ka krahët e ngrohta.

Pjesë nga përgjimet:

Genc Telollari: Po çfarë të thanë, ti me cilin fole?

Gertin Aliu: Ky është ai djali që e nxjerr nga Brindizi me traget, ky punon për ‘Visin e Pojës’

Erigels Presi: "Këtu në Durrës është bërë kurvë... në çfarë kuptimi... ky është me ata (...) ky nuk sillet kështu si sillet me mua dhe me ty. Me ata ai (ADI) sillet si burrë (...) Tani, këtë punë e bën edhe i shëndoshi (Çoba), është në kontakt me këta (...) në kuptimin që është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen. Ndërsa me të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është ke e bardha, apo jo? (...) Ai (ADI-ship.) qëndron me këta për të kuqen, merr edhe diçka tjetër se këta kanë edhe të bardhë (...) duke qenë me ata vepron si ndërmjetës"...

Erigels Presi: Të gjithë e dinë që Adi po punon me VISIN e POJËS (...) ata janë djem të jashtëzakonshëm. E kupton? Duhet më thënë atë që është (...) kanë kapital, nuk mund t'u thuash asgjë. Nuk janë te aksionit, harroje, por kanë kapital (...)

Në dosjen hetimore zbulohet gjithashtu përfshirja e dy punonjësve të policisë mes 29 të akuzuarve. Altin Morina, ish-efektiv i RENEA-s, rezulton i përfshirë aktivisht në trafikun e drogës dhe kishte kontakte të vazhdueshme me Ekil Ndernjakun, një emër i njohur në botën e krimit. Në një rast, Ndernjaku i ka kërkuar Morinës të ndërhyjë në laboratorin e policisë shkencore për të manipuluar një armë zjarri të sekuestruar në vitin 2020 në Durrës, gjatë arrestimit të Edmond Çekiçit. Versus.al

Poll