
Kryetarja e Qeverisë Italiane, Giorgia Meloni, ka shpërndarë në Instagram një mesazh lëvdatës për guximin e një të riu shqiptar, i cili shpëtoi jetën e një biznesmeni 85-vjeçar që rrezikonte të mbytej në një kanal në Padova.
“Një jetë e shpëtuar fal guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhyjnë. Heronj”, shkroi Meloni, duke vlerësuar veprimin e jashtëzakonshëm të Elton Zefit.
View this post on Instagram
32-vjeçari shqiptar, i cili ka vetëm me leje qëndrimi në Itali dhe pa pasaportë, nuk e mendoi dy herë kur pa makinën të zhytet në ujërat e kanalit Battaglia. Ai u hodh menjëherë në ujë dhe, bashkë me një tjetër person, arriti të nxirrte nga automjeti të moshuarin Giuseppe Salvalajo, i cili kishte humbur kontrollin e makinës për arsye ende të paqarta.
View this post on Instagram
Pas përpjekjes së guximshme, i moshuari u nxorr në breg dhe transportua në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Video e shpëtimit, e regjistruar gjatë momentit dramatik, shpërtheu menjëherë në rrjetet sociale, duke kthyer Elton Zefin në simbol të guximit dhe altruizmit.
Ky akt heroik vlerësohet edhe më shumë ngaqë Zefi ndodhet në Itali me dokumente të përkohshme, dhe veprimi i tij mund të ndikojë pozitivisht në procesin e marrjes së dokumenteve të plota.
