AKTUALITET /

“Menduam se gjyqtarët do i vr*ste mafia”, Hoxha: Populli duhej të dilte në rrugë

Sipas Hoxhës, Astrit Kalaja ishte ai që pagoi faturën e pakënaqësisë së madhe të popullit ndaj sistemit të drejtësisë.

Shkruar nga Versus

“Menduam se gjyqtarët do i vr*ste mafia”, Hoxha: Populli duhej  
Gazetari Artan Hoxha u shpreh në News24 se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja e zuri sistemin të papërgatitur.

Ai deklaroi se ashtu si në vende të tjera, gjyqësori i frikësohej ndonjë goditje nga mafia, por krimi ndodhi nga një person i thjeshtë duke treguar edhe njëherë pakënaqësinë e madhe popullore ndaj sistemit gjyqësor.

Mes të tjerash, pati kritika edhe për deklaratën e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin për të cilin tha se dukej sikur s'jetonte në Shqipëri. 

Artan Hoxha: Simbolika e asaj ngjarje me përmasa të jashtëzakonshme. Përvecse është vrarë një gjyqtar, është vrarë në sallën e gjyqit. Ky vend ka kaluar kaq shumë furtuna dhe kjo s’ka ndodhur kurrë.

Deklarata e zotit Sadushi duket sikur ka zbritur dje në Shqipëri, sikur ska jetuar këtu. Kjo ngjarje duket sikur e kishte nisur rrugën pritej vetëm data. Një sistem i tërë po çalonte dhe po krijonte pakënaqësi popullore.

Kishim menduar se do të ndodhte në rrethana të tjera. Ne kemi krahasuar ngjarjen me qytetet si Palermo, dhe kemi menduar se mafia për shkak të luftës do të reagojë dhe në fakt ndodhi e kundërta. Jo ajo që paramenduam. Dhe kjo e zuri gafil sistemin. Jemi ndryshe nga bota, duhet të dilte populli në rrugë. Versus.al

Poll