
Korçë- Një ditë pas ngjarjes së bërë publike ku mësuesi i lëndës “Art Pamor” në shkollën “Sotir Gura” ngacmonte seksualisht dy prej nxënësve 14 vjeçare, prindërit shprehen të pasigurt lidhur me sigurinë e të miturve.
Disa prej tyre kanë folur për mediat lidhur me rastin e rëndë dhe kanë theksuar nevojën që mësuesit të përzgjidhen me kujdes para se të konfirmohen në detyrë, duke iu parë dhe e kaluara e tyre.
“Shumë gabim, jo gabim por është faj i rëndë. Unë kam një nip e çova në shkollë. Këto situata na shqetësojnë shumë, nuk është etike. Nuk di si ta them, nuk është njerëzore, njeriu ka një karakter. Mësuesit duhet të zgjidhen me kujdes dhe të ketë kritere.”
“Nuk di ç’të them, mësues që të edukojë fëmijë e të sillet në atë mënyrë, është shumë e rëndë. Kam dy nipërit, nuk na erdhi mirë sepse tek shkolla jonë nuk kishim dëgjuar gjëra të tilla por ja që ndodhin. Mesësit duhet të zgjidhen mirë të merret cv e tyre, e kaluara këtë mendoj unë.”
“Unë nuk dija gjë tani e mora vesh. Nuk është gjë e mirë, na shqetëson pasi sjellim fëmijët këtu. Shumë gabim është nuk duhet ta bënte këtë gjë. Duhet të ketë kontrolle, intervista më të gjata për të punësuar mësuesit, që të jenë të përshtatshëm për të dhënë mësim.”
“Raste të tilla kemi dëgjuar plot në televizion. Ndihemi shumë të shqetësuar, ja tani që e dëgjova, unë sjell mbesën këtu, nipin. Këto gjëra nuk janë të momentit, ndërsa personi duhet ti ketë bërë edhe më parë këtë gjest. Më dridhet mishi aq e shqetësuar jam. Themi hajde se mbase marrin masa, por kjo gjë ndodh sërish. Ne duam që shkolla të jetë e sigurt”-janë shprehur disa prej prindërve.
Pas zbulimit të mesazheve që mësuesi Bledar Duro iu dërgonte të miturave në rrjete sociale, policia ka ndërhyrë për arrestimin e tij. Versus.al








