AKTUALITET /

"Metamorfoza”, GJKKO kalon për gjykim ish-shefin e Operacionales dhe 6 anëtarë të grupeve kriminale

Të pandehurit, Oltion Bistri, Pëllumb Gjoka dhe ish-kreu i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Shkruar nga Versus

"Metamorfoza”, GJKKO kalon për gjykim ish-shefin e Operacionales

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim 7 personat e akuzuar për dosjen “Metamorfoza” ku u zbuluan disa krime të rënda të kryera me përfshirjen edhe të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri.

Në total janë dërguar për gjykim anëtarë të klanit të Bajri Astmer Bilali dhe Behar Bajri si dhe Ardit Hasanbegaj, Edmond Preka, Xhevahir Lita dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Ky i fundit shfaqej në përgjimet e “Sky Ecc” ku komunikonte me Behar Bajrin për planifikimin e vrasjes së Kleant Musabelliut.

Ndërsa shefi i Operacionales, Bistri jepte informacione dhe dekonspironte operacionet ndaj Pëllumb Gjokës për t’i mbrojtur bizneset e tij. Në dosje flitet gjithashtu edhe për planin e Ervis Martinajt për vrasjen e Gjin Ndojit në këmbim të 100 mijë eurove.

Por procesit i është shtuar një tjetër “kleçkë” pasi avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur të paligjshme përgjimet e zbardhura në aplikacionin “Sky Ecc” të cilat kanë shërbyer si provë kyçe për arrestimin dhe akuzat e ngritura ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit kriminal. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: