Pas dhënies së Pretencës nga SPAK, të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, që po gjykohen me procedurë të shkurtuar kanë nisur të bëjnë mbrojtjen e tyre. Bujar Ajeti i dyshuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, përkrahje të autorit të krimit, armëmbajtje pa leje ka mbajtur qëndrim mohues përballë akuzave.
Ai tha se nuk e kishte kaluar kufirin dhe se as nuk e njihte Nuredin Dumanin se ishte vrasës me pagesë duke pretenduar se të gjitha këto i kishte marrë vesh 1 ditë pas arrestimit të tij.
“Kam punuar tek forcat speciale, si mund të mbaj në brez një armë që është përdorur në një ngjarje, nuk jam autor i asaj vepre penale. Akuzën për armën ma kanë dhënë ditën e fundit, armëmbajtje në ambient, po të më kishin pyetur përpara do i kisha sqaruar. Është e vërtet, që e kam njohur por jo si Nuredin Dumani por si Arlind Spahiu. Kush ka ardhur të ëm takojë, i kam pritur. Unë se kam njohur që është i shkumë kërkuari Nuredin Dumani. Kam që 20 vjet që nuk dal në sistem të kem kaluar kufirin, është fare e thjeshtë për ta vërtetuar. Nuk jam kriminel as nuk kam vrarë njëri. Këta duan të më bëjnë tani kriminel 54 vjeç. Vëllezërit Nela as nuk i njoh as nuk i kam takuar ndonjëherë. Një kushëri i tyre më ka sjell bukë për të ngrënë. Për çfarë jam në burg, a mund ta di për çfarë po rri unë në burg. Armën tek shtëpia, e kam tregu vetë që të mos ma terrorizonin nënën se është e moshuar. Unë jam shqiptar nuk do nxjerr njeri përjashta. Ditën që është arrestuar e kam marr vesh se kush është Dumani. Kafen e kam pirë para komisariatit me Nuredin Dumanin. Shumë gjëra tek ato që thotë i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani nuk qëndrojnë dhe nuk kanë asnjë lloj lidhje me mua. Këta janë duke më sulmuar për shkak të se kaluarës që kam pasur dikur. Për mua kanë filluar të flasin mediat 8 muaj para se të arrestohesha, të kisha frikë do isha larguar, nuk do rrija. Kanë shkruajtur disa gazetarë që kanë pasur për vete sky ecc. Atë armë e kam gjet dhe e kam treguar se si më ka rënë në dorë, ku e kam gjetur, si e kam gjetur''- pretendoi ai në gjyq.
Episodi i parë për trafik droge për të cilën akuzohet Zeneli mban datën 5 i janar 2021, me një sasi prej 446 kilogram kokainë. Avokati I tij Maksim Haxhia pretendoi se nuk ka prova konkrete, “janë prova të tërthorta, prokuroria ka tentuar të lidhë biseda të zhvilluar në sky ecc me faktet që kanë ndodhur në hollandë. Biseda nuk i përket ngarkesës së kapur në Hollandë, por i përket një tjetër ngarkese. Prokruoria bashkon dy ngjarje të ndryshme. Nuk ka asnjë provë, prokuroria mbështetet vetëm në thëniet e Ergys Dashit, që thotë se ju kam vënë edhe juve nga 10 copë” tha Haxhia.
Po ashtu mbrojta pretendon se për episodin e sigurimit te kushteve për të kryer vrasjen e dy vëllezërve Nela nuk ka grup kriminal. Procesi gjyqësor po zhvillohet ndaj Ismail Zenelit, Bujar Ajetit, Adrian Cenajt, Dedan Gjonit, Besmir Murtatit dhe Albert Prengës. Në seancën e kësaj të hëne ishte i pranishëm vetëm Bujar Ajeti. Të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët e tyre, pasi kanë shprehur vullnetin për të mos marrë pjesë.
Pretenca e SPAK për të pandehurit:
Ismail Zeneli 15 vite burg/gjykim i shkurtuar 10 vite burg
Dedan Gjoni 13 vite burg/gjykim i shkurtuar 8 vite e 4 muaj burg
Bujar Gërmizi 10 vite burg/gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
Adrian Cenaj 7 vite burg/ gjykim i shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg
Besmir Murtati 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg
Albert Prenga 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg. Versus.al







