AKTUALITET /

Mijëra besimtarë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen e Shën Palit! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë e shpërqendruar nga gjërat e kota

Në ligjëratën e tij, imzot Dodaj e vuri theksin tek shpresa. “Shpresa është lajtmotivi i këtij viti jubilar”, tha arqipeshkëvi Dodaj.

Shkruar nga Versus
Mijëra besimtarë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen e
Arjan Dodaj

Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit, një prej festave më të rëndësishme në kalendarin fetar. Në kryeqytet, mesha e “Vigjiljes së Krishtit” u mbajt në Katedralen e Shën Palit duke nisur në orën 23:00. Mesha e drejtuar nga Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj, u ndoq nga mijëra besimtarë.

Ai pati edhe një mesazh për këtë festë të madhe të katolikëve, duke e vënë theksin tek edukimi i brezave të rinj.

“Kemi nevojë t’i edukojmë brezat e ri tek shpresa sepse janë të shpërqëndruar nga gjërat e kota, nuk dinë të shoihin gjërat e bukura. Kush nuk ka shpresë nuk ka familje, nuk jeton në rrjet, nuk është online me dashurinë me fenë e Zotin”,- tha Dodaj.

Lindja e Jezu Krishtit u kremtua me atmosferë festive e mesha në të gjitha qytetet e vendit. Versus.al

Poll