Greqi- Një 18 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që rezultoi fatal për të rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kretë, ku motori me të cilin udhëtonte i riu shqiptar dhe një tjetër shok i tij doli nga rruga dhe u përplas me një stacion autobusi. Për pasojë, shqiptari nuk arriti të mbijetonte, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Mësohet se shqiptari ishte pasagjer në motomjet. Versus.al







