
Petrit Malaj, aktori dhe ambasadori shqiptar në Kosovë ka njoftuar së fundmi një lajm të trishtë ku bën me dije se nëna e tij është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Në shkrimin e publikuar në rrjetet sociale, Malaj dedikoi disa fjalë të ndjera për nënën e tij duke thënë se do të mbetet njeriu më i dashur për të.
Postimi i plotë:
Sot zemra e nënës time pushoi së rrahuri.
Ajo ishte dhe do të mbetet gjithmonë njeriu im më i dashur.
Më mësoi gjithçka për jetën, për sakrificën dhe për dashurinë pa kushte. Do të më mungosh përjetë, nëna ime e shtrenjtë.
Varrimi bëhet ditën e Premte dt. 10.04.2026 ora 14:00 në “Sharrë”.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home ALBA 2000 tek rruga e Durrësit, ish ambasada Jugosllave.
Vizitat priten ditën e Shtunë dhe të Dielë në oraret 09:00–14:00 dhe 16:00–20:00 po në ambientet e Funeral Home ALBA 2000. Versus.al

