AKTUALITET /

Ndërtimet pa leje në Himarë, çohen në gjyq 4 ish-zyrtarë të IMT dhe 3 persona të tjerë

Shkruar nga Versus

Ndërtimet pa leje në Himarë, çohen në gjyq 4

Vlorë- Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4 ish-zyrtarët e IMT-së në Himarë dhe 3 persona të tjerë.

Ndaj ish-zyrtarëve rëndon akuza për veprën penale “shpërdorim detyre” ndërsa ndaj 3 personave të tjerë rëndon akuza për ndërtim të paligjshëm.

Bëhet fjalë për hetimet e nisura në vitin 2021 për ndërtimet e paligjshme në “Kodrën e Rrapojve” ku rezultoi se të pandehurit vepruar në kundërshtim me ligjin duke cënuar interesat e shtetit apo pronarëve të tjerë.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dërgon në gjyq shtetasit si më poshtë:

M.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a/4  i Kodit Penal;

B.M., akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Ndërtimi i paligjshëm". të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

Sh.T., akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Ndërtimi i paligjshëm". të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

R.H., më parë që ka ushtruar detyrën e  kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës", të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

M.N., i padënuar më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës", të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

E.Z., që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës". të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

R.K., më parë që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Versus.al

Poll