AKTUALITET /

Ndryshime në drejtimin e Policisë Rrugore në Tiranë, emërohet shefi i ri i qarkullimit

Neritan Buzi është emëruar si shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në kryeqytet, pas largimit të Lorenc Shehut, i cili kishte qenë i komanduar në këtë detyrë.

Shkruar nga Versus
Ndryshime në drejtimin e Policisë Rrugore në Tiranë,
Foto ilustruese

Neritan Buzi është emëruar si shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në kryeqytet, pas largimit të Lorenc Shehut, i cili kishte qenë i komanduar në këtë detyrë.

Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë ka kaluar nëpër disa ndryshime në drejtim vitet e fundit. Fillimisht, drejtimi ishte në duart e Roven Zekës, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK. Më pas, vendi iu besua Lorenc Shehut.

Tani, drejtimi ka kaluar te Neritan Buzi, i cili më parë ka shërbyer si shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.

 

Poll