AKTUALITET /

Ndryshime të reja në drejtimin e disa komisariateve në Tiranë dhe rrethe (EMRAT)

Lëvizjet përfshijnë rotacione mes drejtuesve aktualë të komisariateve, me qëllim rritjen e eficiencës dhe forcimin e rendit publik.

Shkruar nga Versus

Ndryshime të reja në drejtimin e disa komisariateve në

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në drejtimin e disa komisariateve në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Lëvizjet përfshijnë rotacione mes drejtuesve aktualë të komisariateve, me qëllim rritjen e eficiencës dhe forcimin e rendit publik.

Sipas burimeve zyrtare, Kryekomisar Besmir Qibini, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit nr. 3 Tiranë. 

Komisar Besmir Dervishi, nga Shef i Komisariatit nr. 3 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit nr. 5 Tiranë. 

Kryekomisar Idriz Daulle, nga Shef i Komisariatit nr. 5 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit nr. 7 Tiranë. 

Kryekomisar Robert Losha, nga Shef i Komisariatit nr. 7 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit Mat.     

Kryekomisar Ervis Sançolli, nga Shef i Komisariatit Mat, emërohet Shef i Komisariatit Lezhë. 

Komisar Oltion Gjoni, nga Shef i Komisariatit Lezhë, emërohet Shef i Komisariatit Kukës.

Poll