AKTUALITET /

Në 2017-ën i dha shtetësinë shqiptare, Meta reagon nga burgu për vdekjen e Janullatosit

Shkruar nga Versus

Në 2017-ën i dha shtetësinë shqiptare, Meta reagon nga burgu

Presidenti Ilir Meta ka reaguar nga burgu për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Ish-presidenti i cili në 2017-ën i dha Janullatosit shtetësinë shqiptare në 2017-ën, nëpërmjet një reagimi në rrjetin e tij social facebook, ka ngushëlluar komunitetin ortodoks në Shqipëri. Ndërsa e cilëson si “të jashtëzakonshëm” kontributin që dha Janullatos për të ringritur Kishën Ortodokse në Shqipëri.

Postimi i plotë i bërë në facebook-un e Metës:

Me trishtim të thellë dhe shumë dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Udhëheqës i veçantë shpirtëror dhe shembull frymëzues i dashurisë ndaj njerëzve, me vizion hyjnor e mençuri të rrallë, do t'i mbetemi përherë mirënjohës për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës, që në rrethana të vështira e ringriti nga gërmadhat dhe e zhvilloi më tej, për të mirën e besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.

Kontributi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi i vyer i Fortlumturisë së Tij në më shumë se tre dekada i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së saj kudo në botë.

Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë!

Trashëgimia e Kryepeshkopit Anastas do të mbetet gjithmonë e gjallë dhe kujtimi i Tij do të jetë i paharruar!  Të prehet në paqen e merituar! Versus.al

Poll