
Fier- Policia ka arrestuar Robert Mërnicajn, 47 vjeçarin e dënuar me 12 vite burg në mungesë për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Mërnica akuzohet se ka plagosur me armë zjarri Pashk Palnikajn në vitin 2021. Për plagosjen e Palnikajt, u dënuan edhe 3 persona të tjerë të cilët bashkëpunuan me njëri-tjetrin për realizimin e ngjarjes së mbetur në tentativë.
Dënimi i të pandehurve për veprën penale “vrasje me dashje mbetur në tentativë”:
Kiri Mernica, 12 vite burg
Robert Mernica, 12 vite burg
Mirand Mernica, 11 vite burg
Liri Biçaku, 12 vite burg
E gjithë ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes të dënuarve dhe të plagosurit. Versus.al







