AKTUALITET /

Në Lindjen e Mesme u arrit armëpushim, Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme.

Shkruar nga Versus

Në Lindjen e Mesme u arrit armëpushim, Bordi i Transparencës rrit

Pavarësisht se lufta në Lindjen e Mesme ka ndaluar pasi mes palëve u arrit armëpushim, në Shqipëri vijon të rritet çmimi i naftës. Bordi i Transparencës publikoi sot çmimet e reja për karburantet.

Nga ora 18:00 e të premtes, nafta do të shitet me 217 lekë për litër, duke shënuar rritje me 7 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Gjithashtu edhe benzina shënon rritje dhe do të shitet me 176 lekë nga 173 që ishte ditën e djeshme.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 10 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Versus.al

Poll