AKTUALITET /

Nën masa të rrepta sigurie/ Hashim Thaçi viziton varrin e të atit dhe më pas shkon tek familjarët

Ende nuk dihet sa kohë do të qëndrojë Thaçi në Burojë, por bashkëfshatarët e tij janë mbledhur për ta ngushëlluar nga distanca.

Shkruar nga Versus

Nën masa të rrepta sigurie/ Hashim Thaçi viziton varrin e

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e babait të tij në Burojë, ku ka vendosur një kurorë me lule për të nderuar kujtimin e tij.

Pas kësaj, ai është kthyer në shtëpinë e tij për të ngushëlluar familjarët, ndërsa masat e sigurisë janë maksimale.

Ende nuk dihet sa kohë do të qëndrojë Thaçi në Burojë, por bashkëfshatarët e tij janë mbledhur për ta ngushëlluar nga distanca.

Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk i kishte dhënë leje Thaçit të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit, por pas tri ditësh, ai u lejua ta vizitojë varrin e të atit.

Poll