
Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, uroi të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, mirësie, solidariteti dhe harmonie.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjete sociale, Spahiu shprehet se kjo festë përkujton vlerat e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit dhe kujdesit për njëri-tjetrin, veçanërisht për familjet, të moshuarit dhe njerëzit në nevojë.
“Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të besimit islam. Është festa e sakrificës dhe bindjes ndaj Zotit. Na kujton shembullin e profetit Ibrahim i cili me devotshmëri të plotë tregoi përkushtim dhe besim ndaj krijuesit. Ky mesazh mbetet edhe sot një thirrje e fuqishme për të forcuar moralin, përgjegjësinë dhe humanizmin në jetën tonë të përditshme”- u shpreh mes të tjerash kreu i KMSH. Versus.al

