AKTUALITET /

Nga 20 mijë lekë deri në 3 mln € pagesa për atentate! “Koka” më e shtrenjtë e kërkuar nga vrasësit

Gazetari Ferdinand Dervishi në listën e bërë për shumat marramendëse të ofruara ndër vite për vrasje me pagesë, renditi të parin Ervis Martijan, për vrasjen e të cilit thuhet se janë paguar deri në 3 milionë euro.

Shkruar nga Versus
Nga 20 mijë lekë deri në 3 mln € pagesa për atentate!
Ervis Martinaj, Arben Ndoka, Durim Bami dhe Emiljano Shullazi

Ndër vite, banda të ndryshme kanë sfiduar rendin dhe sigurinë në Shqipëri duke porositur vrasje me pagesë për rivalët e tyre, shpesh herë edhe pa u interesuar për të pafajshmit që e pësonin gjatë këtyre atentateve.

Shuma marramendëse raportohet se janë paguar për eleminimin apo tentativën për të eleminuar disa prej “kokave” kriminale në vend. Gazetari Ferdinand Dervishi në studion e “Opinion” renditi disa prej shumave të cilat janë ofruar për vrasjen e krerëve kriminalë, duke pohuar se shifrat janë të vërtetuara nga përgjimet e dala prej “Sky Ecc” dhe “Encrochat”.

Pagesat varionin nga 20 mijë lekë deri në 3 milionë euro të cilat dyshohet se janë ofruar në 2020-ën për vrasjen e Ervis Martinajt, i cili prej 2022-it rezulton i zhdukur.

Diskutimi në studio:

Ferdinand Dervishi: Dritan Vila me 20 mijë lekë të reja. Dritan Zhuka në 2001 ky që ka vrarë Ilir Ngresin ka bërë një pagesë prej 25 mijë dollarë për të vrarë Aglin Goxhaj atë që vrau “presidentin e Tomorit” dhe nuk e ka bërë, dhe për këtë hëngri kokën. Në vitin 2005 Endrit Dokle paguan 150 mijë Euro për të vrarë Lulzim Berishën. Në 2017 Aleksandër Ndoka vëllai i Arben Ndokës, përflitet që grupi i Niklës ka marrë 1 milion Euro për të vrarë vëllain e Ndokës, Aleksandër Ndokën. Në vitin 2020 Ervis Martinaj ofron 150 mijë Euro për Elvis Gaçaj, që nuk u vra sepse kishte vajzën në makinë dhe ai e kurseu.

Blendi Fevziu: Domethënë ka dhe kode në këto raste?

Ferdinand Dervishi: Ka kod. Ka disa raste që i kanë ruajtur. Në vitin 2020 Florenc Çapja ofron 200 mijë Euro për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit dhëndrit të ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Po në 2020 Ervis Martinaj i ofron Gjergj Cukalit 400 mijë Euro për vrasjen e Altin Gegës, këto janë të vërtetuara në EncroChat. Në 2020 Arben Ndoka ofron 600 mijë Euro për Durim Bamin dhe Valter Bamin, vëllezër. Në 2021 Ervis Martinaj ofron 150 mijë euro për të vrarë (Doqen) Fatmir Hysenin “killerin” nga Vlora. Po në vitin 2021 Ervis Martinaj i ofron Nuredin Dumanit 500 mijë Euro për vrasjen e Indrit Dokles. Në 2020 për vrasjen e Ervis Martinajt dyshohet se janë paguar 3 milionë Euro. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: