AKTUALITET /

Ngacmoi seksualisht 2 nxënëset e mitura, lihet në burg mësuesi! Bashkëshortja e pret jashtë gjykatës

Mësuesi i "Artit Pamor" u la në masë sigurie "arrest me burg".

Shkruar nga Versus

Ngacmoi seksualisht 2 nxënëset e mitura, lihet në burg

Sot ka dalë para gjykatës së Korçës Bledar Duro, mësuesi i lëndës “Art Pamor” në shkollën “Sotir Gura” i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura. Gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për arsimtarin. 

Në rrjet u publikuan mesazhet skandaloze që Duro u dërgonte dy vajzave të mitura duke i ngacmuar dukshëm seksualisht.

Jashtë dyerve të gjykatës e pret bashkëshortja e tij e cila u përpoq të shfajësonte Duron para mediave duke thënë se mesazhet mund t’i ketë shkruar në gjendje të dehur dhe depresive. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: