
Një 2- vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në Rrogozhinë pasi është goditur nga një mjet që ishte duke u kthyer në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55 në lagjen nr.2, ndërsa mjeti drejtohej nga personi me inicialet F.Xh 24- vjeç.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Rrogozhinë / Informacion paraprak
Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit./Versus.al
