AKTUALITET /

Nis sot Turi Çiklistik, bllokohen disa rrugë nga Tirana në Shkodër, mes tyre edhe aksi "Tiranë-Durrës"

Shkruar nga Versus

Nis sot Turi Çiklistik, bllokohen disa rrugë nga Tirana në

Këtë të hënë nis edicioni i 82-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë që do të vijojë përgjatë 5 ditëve. Në këtë garë që do të zhvillohet në 5 etapa do të marrin pjesë sportistë nga mbarë Europa.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, policia ka publikuar një plan masash duke u kërkuar qytetarëve që të shmangun datat dhe oraret e caktuara në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet.

Etapa e parë nis sot në Tiranë ku deri në orën 12:20 do të jetë e bllokuar edhe rruga “Tiranë-Durrës”.

Rrugët, datat dhe oraret kur do të jenë të bllokuara:

ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025

Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë - Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30

Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20

Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10

Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45

Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15

Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30

Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh - unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025

Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10

Rruga e Baradasheshit - ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30

Ura e Cërrikut - kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30

Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30

Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30

Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40

Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20

Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50

Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025

Bulevardi kryesor - Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20

Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45

Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10

Rruga Qeparo - Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25

Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10

Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025

Bulevardi kryesor - pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20

Autostrada Vlorë - Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15

Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00

Saver - dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00

Rruga Levan  - qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë do të përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë. Kjo është gara e dytë që zhvillohet në vend pas eventit "Giro d'Italia". Versus.al

Poll