Ish-prokurori Ervin Karanxha i ftuar në Vizion Plus ka deklaruar se Nesti Angoni, personazhi anonim që denoncoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është një person i afërt i tij.
Sipas Karanxhas, Nesti Angoni është një njeri i brendshëm me pushtet pasi dinte çdo lloj lëvizje dhe të dhëne të saktë mbi Veliajn.
“Nesti Angoni është një person i afërm i Veliajt dhe që është në pushtet. Nesti Angoni shkon me atë pallatin 176 që e nisi vetë letrën dhe i ra në kokë. Veliaj e ka të brendshme. Letra ka qenë e saktë, me të dhëna të sakta. Në bazë të ligjit, ky kallëzim anonim nuk mund të përdoret. Qoftë nga hyrjet në doganë, si nga tatimet, janë të sakta dhe i di vetëm një i brendshëm”, u shpreh ish-prokurori.
Ndërsa për përplasjes mes prokurorit të Posaçëm Olsi Dado dhe Erion Veliajt, ish-prokurori u shpreh se ka diçka personale mes tyre.
“Ka diçka personale me Ols Dadon, se janë dy prokurorë dhe merren vetëm me një. Me sa kemi parë, Veliaj pretendon për sjellje jo korrekte të Ols Dado, pretendime se ka marrë në orë të vona natës bashkëshorten e kryebashkiakut, etj. Sipas Veliajt, Ols Dado është bërë prokuror në kundërshtim me ligjin,” tha Karanxha. Versus.al







