AKTUALITET /

‘Një prej atentatorëve të Dobraçit u plagos rëndë’/ Gazetarja: Është personazh i njohur i krimit

Shkruar nga Versus

‘Një prej atentatorëve të Dobraçit u plagos

Gazetarja Etleva Delija ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatorët e masakrës së Dobraçit, tashmë të identifikuar nga SPAK.

Sipas gazetares, një prej atentatorëve ka mbetur i plagosur rëndë dhe është një personazh i njohur i botës së krimit.

‘Bëhet fjalë për një person të plagosur rëndë nga autorët.

Është një personazh i njohur i krimit dhe ishte në kërkim, pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’ i lidhur me grupin Bajraj dhe Ervis Martinaj.

Nuk dihet ku ka shkuar për tu mjekuar.

Nga analizimi i pamjeve dhe provave shkencore u konfirmua se në vendngjarje ishte i pranishëm Ibrahim Lici’, ka thënë gazetarja për Sokol Ballën.     

Poll