Një edukatore 28-vjeç është proceduar nga Policia e Tiranës pas një kallëzimi në komisariat se ka dhunuar një fëmijë.
Kanë qenë prindërit e të miturit të cilët kanë bërë kallëzimin, ndërsa policia njofton se edukatorja në ambientet e kopshtit ku punon dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë.
“Një 28 vjeçare, me profesion edukatore, është proceduar penalisht pasi akuzohet për dhunë.
Sipas policisë, edukatorja në ambientet e kopshtit ku punon dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.” - njofton policia.







