AKTUALITET /

“Një vajzë e kishte përdh*nuar dhe vrarë”, Alda Nikolli tregon krimet e Nuredin Dumanit! Plani për gjobitjen e Luzit që u arrestua në Spanjë

Nuredin Dumani planifikonte të gjobiste Leonard Luzin, i cili është arrestuar në Spanjë.

Shkruar nga Versus
“Një vajzë e kishte përdh*nuar dhe vrarë”, Alda
Alda Nikolli dhe komunikimi në skype i saj me Nuredin Dumanin

Alda Nikolli njëra prej motrave të cilave iu vendos tritol në banesën e tyre në Elbasan, ka zbuluar se Nuredin Dumani i kishte treguar edhe për krime të ndryshme që kishte kryer. Në një intervistë të dhënë dje për Top Channel ajo ka treguar sesi Dumani i kishte rrëfyer vrasjen e një vajze të cilën fillimisht e kishte përdhunuar.

“Më tregonte për ato vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësinë më të madhe, më tregonte për atë vajzën që kishte përdhunuar dhe që ishte hedhur para makinës dhe kishte vdekur, e shumë gjëra të tjera”- tha Nikolli.

Ajo tha se Nuredin Dumani jetonte me gjobëvënie ndaj personave të ndryshëm dhe ndër ta përmend edhe Leonard Luzin, 47 vjeçarin që u arrestua në Spanjë për porositjen e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në 2023-in. Nikolli rrëfeu se Dumani i kishte treguar qëllimin për të gjobitur 47 vjeçarin e njohur me nofkën “Daku” por nuk ia kishte arritur sepse ky i fundit ishte arrestuar.

Pjesë nga intervista:

Dorjana Bezat: Çfarë di ti për këtë gjobvënie? Vazhdon ta bëjë edhe në burg?

Alda Nikolli: Patjetër që po. Jo më larg se para disa ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro. E ka detyruar të pranojë gjëra që ai nuk i ka bërë.

Dorjana Bezat: Në çfarë formash?

Alda Nikolli: Me presion. Do t’ia vinte edhe “Dakut”, ai është Leonard Luzi, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vë. Kishte një kompjuter.

Fotot e bëra publike nga Nikolli tregojnë se Dumani bën një “jetë luksi” brenda qelisë së burgut 313 ku SPAK I ka garantuar shumë lehtësi për shkak të statusit të tij si “bashkëpunëtor i drejtësisë” për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: