AKTUALITET /

“Nuk dua gjykim të shkurtuar”, Kryemadhi në SPAK: Do ketë dëshmitarë interesantë për dosjen time

Disa ditë më parë SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve për Kryemadhin dhe Metën, teksa dosja tashmë i ka kaluar Gjykatës së Posaçme e cila do të vendosë nëse do ta kalojë për gjykim, do ta kthejë për plotësim hetimesh, apo do ta pushojë çështjen.

Shkruar nga Versus
“Nuk dua gjykim të shkurtuar”, Kryemadhi në SPAK: Do
Kryemadhi në deklaratë për mediat

Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj në kuadër të dosjes hetimore ku është marrë e pandehur.

Pasi doli nga institucioni i Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi e bëri të qartë për mediat se nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar dhe se do të thërrasë shumë dëshmitarë të tjerë.

“Dosja ka zbritur nga kati i tretë në katin e parë. Nuk ka asnjë ndryshim, gjatë gjithë kësaj kohe që kam marrë fashikujt, gjëja e parë që kam lexuar kanë qenë letër porositë. Nga të gjitha ato që kam parë, duket haptas një shpërdorim detyre nga ana e SPAK. Këto janë gjëra me të cilat do njiheni edhe ju më vonë pasi do konsultohem me avokatët.

Nuk do ketë gjykim të shkurtuar. Pasi përveçse do kërkoj dëshmitarët që ka thirrur SPAK-u, do kërkoj edhe të tjerë. Pasi 100 e ca të thirrur, asnjëri nuk ka asnjë deponim kundër meje apo Metës”- deklaroi Kryemadhi.

Ajo bëri me dije se do të kërkojë të pyetet edhe kushëriri i saj, biznesmeni Ardian Shatku. Ndërsa nuk zbuloi emra të tjerë, por premtoi zhvillime “interesante”.

Kryemadhi: Në gjithë dosjen time prej shumë faqesh, nuk më duhen llogaritë e Kastratit apo Manes, as konktratat e shtëpisë. Të gjitha këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme dhe mund ta shoh si tejkalim të detyrës për të ushtruar intimidim të bizneseve të ndryshme që mund të kenë qenë pjesë e komunikimit. Megjithatë kjo është për t’u parë. Unë do të shikoj edhe thirrjen e disa dëshmitarëve të tjerë kur të fillojë gjyqi. Është shumë shpejt për ta djegur si lajm, por ta dini se emrat do të jenë shumë interesantë.

Gazetarja: Kushëriri juaj në Amerikë..

Kryemadhi: Po patjetër, një nga memot që kam bërë është përse nuk është marrë në pyetje. Do e thërras si dëshmitar, SPAK mund ta gjente shumë kollaj. Versus.al

Poll