Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë me goditjen e tre ambienteve ku ishin të vendosura 3 call centera që mashtronin qytetarët e huaj.
Mësohet se në operacion janë përfshirë drejtëpërdrejtë oficerët e policisë austriake të cilët janë angazhuar fizikisht. Hetimi nisi prej dy vitesh ku u gjurmuan IP-të e vendndohjeve të këtyre pikave nga ku ushtrohej aktiviteti kriminal.
Dy prej call centerave ndodheshin pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa tjetri në rrugën e Kavajës. Hetimet kishin zbuluar se mijëra qytetarë europianë, kryesisht austriakë janë mashtruar nga këto aktivitete kriminale të cilat u kanë zhvatur miliona euro.
Në total u lëshuan 9 masa sigurie nga të cilat 7 arrest me burg dhe 2 ndalim të daljes jashtë vendit. Mes të arrestuarve, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra dyshohet se shumat e përfituara i konvertonin në kriptomonedha.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 milionë euro “cash” nëpër zarfe dhe dyshohet se do të ishte bonusi për operatorët për muajin mars lidhur me punën e kryer prej tyre. megjithatë ende nuk janë identifikuar “kokat” e këtij rrjeti kriminal që alarmoi autoritetet ligjzbatuese të BE. Versus.al


