AKTUALITET /

“Nuk lë dot garanci se s’ka pasuri”, avokati i Metës: Ofrova që t’i lija pronat e mia

Meta vijon të mbetet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024 kur u arrestua nën akuzë për korrupsion pasiv, pastrim parash e fshehje pasurie.

Shkruar nga Versus
“Nuk lë dot garanci se s’ka pasuri”, avokati i
Kujtim Cakrani

Gjykata e Posaçme rrëzoi sot kërkesën e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Avokati i tij Kujtim Cakrani u pyet nga mediat përse Meta nuk lë garanci pasurore për t’u liruar nga burgu. Cakrani tha se një gjë e tillë është e pamundur pasi Meta nuk ka asnjë pasuri dhe shtoi se ai ishte vetëofruar për t’i lënë në dispozicion pronat e tij.

“Zoti Meta nuk mund të lërë garanci pasurore sepse nuk ka pasuri. Unë kam qenë i gatshëm t’i lë pronat e mia në dispozicion dhe do t’ja lë me shumë kënaqësi. Presidenti i vendit tim, është një nga presidentët më dinjitozë që ka patur kjo republikë. Zoti Meta është aty dhe ne do ta nxjerrim sepse është i pafajshëm”- deklaroi Cakrani mes të tjerash.

Më tej nënvizoi se Gjykata Evropiane e ka qartësuar se kur hetimet kanë përfunduar dhe dëshmitarët janë pyetur edhe kur ka kaluar çështja në seancë paraprake, duhet që i pandehuri të mos qëndrojë më në masë “arrest me burg”. Versus.al

Poll