AKTUALITET /

Nuk tregoi emrin e shokut që e plagosi pa dashje, arrestohet 24 vjeçari në Shkodër (EMRI)

Ndaj 24 vjeçarit të plagosur në këmbë rëndon akuza për veprën penale ‘moskallëzim krimi’.

Shkruar nga Versus

Nuk tregoi emrin e shokut që e plagosi pa dashje, arrestohet 24

Shkodër- Ka ndryshuar rrjedhja e plagosjes së ndodhur në Shkodër dy netë më parë.

Policia ka arrestuar 24 vjeçarin e plagosur Arsen Beqirin i cili akuzohet se nuk deklaroi të vërtetën në polici lidhur me rrethanat e ngjarjes.

I pyetur për emrin e autorit, ai refuzoi ta tregonte ndërsa u mësua së fundmi se e gjithë ngjarja kishte ndodhur si pasojë e pakujdesisë së shokut të tij 22 vjeçar E.Sh.

Aktualisht po punohet për kapjen e këtij të fundit, i cili ndryshe nga sa u dyshua në fillim për konflikt mes dy të rinjve, në fakt ka qenë shok i të plagosurit. Versus.al

Poll