Një operacion policor i zhvilluar pasditen e djeshme në një lokal në Elbasan ka çuar në arrestimin e 11 personave.
Aksioni u ndërmor pas një telefonate që sinjalizonte praninë e disa personave të armatosur në ambientet e biznesit.
Gjatë kontrollit, policia gjeti brenda lokalit 11 persona, të cilët u shoqëruan dhe më pas u arrestuan. Nga këta, vetëm tre rezultuan të ishin të armatosur.
Ndër të arrestuarit është edhe Bujar Muça, ish-deputet i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe biznesmen, i njohur si ish-administrator i kompanisë hidrosanitare “Delta”.
Muça ka mbajtur këtë detyrë deri në vitin 2015, kur shiti aksionet e tij në kompani.
Emrat e personave të arrestuar:
1. Endri Doda, 43 vjeç - Armëmbajtje
2. Ervin Cani, 35 vjeç - Armëmbajtje
3. Akil Kertusha, 39 vjeç - Armëmbajtje
4. Blerim Heta, 39 vjeç - Kundërshtim policie
5. Egi Çaushi, 32 vjeç - Kundërshtim policie
6. Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç - Kundërshtim policie
7. Bujar Muça, 52 vjeç - Kundërshtim policie
8. Hanson Mullahi, 25 vjeç - Kundërshtim policie
9. Stefan Mehmeti, 46 vjeç - Kundërshtim policie
10. Ergys Tusha, 39 vjeç - Kundërshtim policie
11. Jurgers Mullahi, 30 vjeç - Kundërshtim policie







