Gazetari Osman Stafa, ka vijuar bërjen publike të bisedave mes mjekëve të Onkologjiku, të cilët në komunikimet e brendshme listojnë një sërë medikamentesh të munguara dhe kësisoj edhe njoftojnë pacientët që të mos vijnë kot deri në spital.
"Pacientët kanë mbi dy muaj pa avastinë". Kjo fjali e thënë në mes të një bisede mes mjekëve të Spitali Onkologjik Tiranë, mund të mos trondisë veç autorët e "vrasjes masive" të pacientëve onkologjik që ka ndodhur vitet e fundit si pasojë e mos marrjes së mjekimit të duhur, e uljes së dozave apo mos trajtimit me aparaturat e duhura për disa lloje kanceri për shkak të mungusës së tyre.
Postimi i gazetarit Osman Stafa
E VËRTETA E ONKOLOGJIKUT SIPAS KOMUNIKIMEVE TË MJEKËVE
Shikoni komunikimet e radhës. Shikoni sesi trajtohet pacientët e sëmurë me kancer. Shikoni sesi shtyhen mjekimet. Shikoni sa e pranishme është mumgesa e medikamenteve. Shikoni sesi pacientët lihen 2 muaj pa trajtim.
Është kriminale çfarë ka ndodhur dhe çfarë ndodh në Onkologjik.
__________________
Komunikimi i mjekëve sipas videos ose ndiq videon.
28.9.22, 8:56:58 AM] B.P (infermiere): Filgasrima mungon
[28.9.22, 9:17:09 AM] SS(mjek onkolog): Ka oxali?
[28.9.22, 9:38:32 AM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Kemi vincristin?
[28.9.22, 11:11:05 AM] AR(kryeinfermier): Mesna eshte mungese ne farmaci
[28.9.22, 1:36:32 PM] BP (infermiere): Acidi Folinik ka ardhe
[28.9.22, 1:40:04 PM] AP(mjeke onkologe): Uuuuuuu
[29.9.22, 9:00:24 AM] BP(infermiere): Filgastrima mungon .
[3.10.22, 9:28:31 AM] AP(mjek onkolog): Miremengjes A ka filgastrim
[3.10.22, 9:28:53 AM] BP(infermiere): Jo nuk ka Filgastrim
[3.10.22, 9:31:38 AM] BP(infermiere): Eritropoetine ka vetem 6 pena
[5.10.22, 10:12:50 AM] AD(mjek onkolog): Etoposid??
[5.10.22, 10:13:03 AM] BP(infermiere): Nuk ka
[5.10.22, 2:39:30 PM] AR(kryeinfermier): Trastuzumabi mbaroi njoftim nga F.Q!
Neser sbesoj se do ket me than.
[5.10.22, 2:41:15 PM] AP(mjek onkolog): Njoftoni pacientet qe kane neser hercrptine qe te mos vijne. Nis listat x neser nese mundesh afrim
[5.10.22, 2:41:29 PM] AP(mjek onkolog): Edhe per ju do jete me lehte
[5.10.22, 2:41:52 PM] AP(mjek onkolog): Po.faleminderit.
[5.10.22, 2:44:25 PM] AP(mjek onkolog): Jane herc e 15 shtatorit besoj
[5.10.22, 3:13:26 PM] AP(mjek onkolog): Une i njoftova 4 te miat.nese vjen na njoftoni.flm
[5.10.22, 3:13:46 PM] AR(kryeinfermier): Ne rregull
[6.10.22, 9:19:04 AM] BP(imfermiere): Filgastrim nuk ka
[6.10.22, 9:30:16 AM] AD(mjek onkolog): Etoposid& mesna??
[6.10.22, 9:33:13 AM] AR(kryeinfermier): Nuk ka
[6.10.22, 9:34:04 AM] AD(mjek onkolog): Ifosfamid?
[6.10.22, 10:37:12 AM] AR(kryeinfermier): Herceptina dhe Etoposidi do vije sot keshtu me thone nga FQ
[6.10.22, 11:38:34 AM] AP(mjek onkolog): Atehere per neser ok?
[6.10.22, 11:38:59 AM] AR(kryeinfermier): Po kshu thane ka ardhur
[6.10.22, 11:39:17 AM] AP(mjek onkolog): Na e konfirmo
[6.10.22, 11:40:08 AM] AR(kryeinfermier): Po ka arshur me than
[6.10.22, 11:40:17 AM] AP(mjek onkolog): Ok.
[7.10.22, 9:43:43 AM] AR(kryeinfermier): Avastina ka ardhur!
Nqs keni paciente qe vijne qe sot per ta mare lajmerojini te vijne dhe me thoni kush do vije.
[7.10.22, 9:44:20 AM] RB(mjek onkolog): Na e sqaro pak me qarte. Duhet bere plan. Sepse pacientet kane mbi 2 muaj pa avastine
[7.10.22, 9:45:36 AM] AR(kryeinfermir): Po pra ato qe se kane mare apo ato qe kane per ta mare lajmerojini te vijne







