AKTUALITET /

Paditi Gjykatën e Lartë se humbi vendin në Kushtetuese, rrëzohet kërkesa e Llagamit

Llagami humbi për një votë, për të cilën pretendonte se ishte shpallur e pavlefshme qëllimisht.

Shkruar nga Versus
Paditi Gjykatën e Lartë se humbi vendin në Kushtetuese,
Naureda Llagami

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e bërë nga Naureda Llagami, një prej kandidateve për të qenë pjesë e gjykatës Kushtetuese. Llagami kërkonte shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe emërimin e saj në Kushtetuese me pretendimin se një votë ishte shpallur qëllimisht e pavlefshme.

Në vend të saj, në Kushtetuese u emërua Asim Vokshi si anëtar i zgjedhur nga Gjykata e Lartë. Versus.al

Poll