AKTUALITET /

Pas shiut, Kukësi përfshihet nga dëbora! Temperatura nën 0 gradë dhe disa zona të izoluara

Shkruar nga Versus

Pas shiut, Kukësi përfshihet nga dëbora! Temperatura nën 0

Kukës- Pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan disa problematika në infrastrukturë, qarku verilindor është zbardhur mëngjesin e sotëm nga reshjet e dëborës.

Në qytet bora ka krijuar shtresën e parë, por fatmirësisht pa shkaktuar probleme në qarkullim. Reshjet e borës janë më të dendura në zonat e thella malore, si Valbona dhe Shishtaveci, ku trashësia e borës ka kaluar mbi 10 centimetra.

Ndërsa reshjet e mëparshme të shiut shkaktuan vërshime ujërash dhe dalje të përrenjve e lumenjve nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe duke izoluar qindra banorë.

Bashkia Kukës ka njoftuar për rrugë të bllokuara në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi. Janë konstatuar gjithashtu dëmtime në disa ura, përfshirë urën e fshatit Orgjost dhe urën në lagjen Drazh të njësisë administrative Bushtricë. Rrëshqitje masive dherash dhe inertesh janë evidentuar në disa zona. Versus.al

Poll