AKTUALITET /

Pastrim parash dhe falsifikim, Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë ndaj biznesmenit Klodian Allajbej

Shkruar nga Versus
Pastrim parash dhe falsifikim, Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë
Biznesmeni Klodian Allajbej, pronar i spitalit Amerikan

Kosovë- Prokuroria e Posaçme ka ngritur aktakuzë ndaj disa personave për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “pastrim parash”. Hetimet kanë nisur disa vite më parë, ndërsa janë dorëzuar së fundmi në gjykatën themelore të Prishtinës.

Mes të akuzuarve, janë drejtues të spitalit Amerikan në Tiranë e Prishtinë, duke përmendur emrat e Klodjan Allajbejt dhe Ekrem Llukës. Ky i fundit njihet si pronar i disa mediave në Kosovë.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizik: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridik: “M…”, “AHK” dhe “QKK”.

Për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 par.3 i KPRK-së dhe veprën penale “Shpërlarje e parave” e përcaktuar me nenin 308 lidhur me nenin 40 dhe 81 të KPRK-së – nr. 04/L-082 dhe lidhur me nenin 56 par.1 nën par.1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”- thuhet në njoftmimin e shpërndarë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: