Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) njofton se aktualisht po zhvillohen hetime ndaj 14 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, mes tyre tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër.
Në përgjigje të interesit të mediave, SPAK sqaroi se hetimet lidhen me vepra penale si korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave. Për shkak të sekretit hetimor, nuk janë bërë publike emrat apo akuzat konkrete ndaj të dyshuarve.
Gjithashtu, SPAK njofton se gjatë periudhës 2022–2024 janë dërguar letërporosi drejt autoriteteve të huaja për të siguruar materiale hetimore shtesë, veçanërisht nga aplikacione të enkriptuara si SKY ECC, EncroChat dhe ANOM, të cilat rrjetet kriminale i përdorin për komunikime të fshehta.
Ky bashkëpunim ndërkombëtar ka ndihmuar në zbardhjen e disa çështjeve të rëndësishme penale në Shqipëri, Evropë dhe më gjerë, thekson SPAK. /Versus.al/







