AKTUALITET /

Pastron paratë e klanit Çopja? Gjykata e çon në burg pa afat Petrit Lakatos

Lakatos dyshohet se pastronte paratë e organizatës kriminale, teksa SPAK njoftoi se kishte sekuestruar edhe kompaninë “Solis Farm”, një pikë agroturizmi në Mumajes të Baldushk-ut, godinën dhe sipërfaqen e tokës në të cilën ky operator ekonomik ushtron aktivitetin

Shkruar nga Versus

Pastron paratë e klanit Çopja? Gjykata e çon në burg pa

Gjykata e Posaçme e ka konsideruar jo vetëm të butë, por edhe të paligjshme masën e ndalimit të Petrit Lakatos, duke caktuar ndaj tij një masë më të fortë sigurimi: arrest në burg.

Ai ndalua tre ditë më parë si pjesë e grupit të vëllezërve Hajdar e Franc Çopja.

Lakatos dyshohet se pastronte paratë e organizatës kriminale, teksa SPAK njoftoi se kishte sekuestruar edhe kompaninë “Solis Farm”, një pikë agroturizmi në Mumajes të Baldushk-ut, godinën dhe sipërfaqen e tokës në të cilën ky operator ekonomik ushtron aktivitetin. Godina në fjalë përbëhet nga dy kate, kati i parë nga kuzhina, restoranti, ambienti i restorantit, veranda, etj dhe kati i dytë i përbërë nga dy dhoma, sallon etj. Në sekuestro janë vënë edhe pajisje e ambiente ndihmëse për aktivitetin e shërbimeve.

Po ashtu, gjatë kontrollit personal ndaj Petrit Lakatos u gjetën dhe u sekuestruan 2940 euro, 203 mijë lekë të rinj, orë e markës luksoze Rolex, një varëse floriri me 3 diamante dhe 4 telefonë. Vetëm një muaj më parë krerëve të organizatës kriminale të Çopjave, mes dhjetëra pasurive, SPAK u sekuestroi edhe 10 milionë $ në kripto, në bashkëpunim me policitë e disa shteteve ku ata dyshohet se vepronin me trafikun e kokainës, dhe pagesat i bënin me monedha virtuale.

Poll