AKTUALITET /

PD kallëzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve, SPAK ia çon prokurorisë së Tiranës

Shkruar nga Versus

PD kallëzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve, SPAK ia

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur moskompetencë lidhur me kallëzimin penal të bërë nga deputetët e PD ndaj efektivëve të policisë të cilët sipas tyre kanë ushtruar dhunë në protestën e zhvilluar mbrëmjen e 23 dhjetorit.

Çështja i ka kaluar prokurorisë së Tiranës për t’u ndjekur. Ndërsa kujtojmë se policia arrestoi fillimisht disa protestues për kundërshtimin e forcave të policisë dhe bllokimin e qarkullimit që përbën vepër penale. 

Një ditë më pas protestuesit u lanë të lirë për t'u ndjekur vetëm penalisht, ashtu si një pjesë e madhe e deputetëve të PD. 

Gjatë mosbindjes civile të fundit që u mbajt në Tiranë, deputeti Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat dhe u transportua në spital ku më pas deklaroi se ishte dhunuar nga disa oficerë policie. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: