AKTUALITET /

Pemë të rrëzuara, rënie gurësh, ARRSH paraqet situatën e rrugëve pas motit të keq

Sipas ARRSH-së këto reshje kanë sjellë rënie gurësh e inertesh në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht

Shkruar nga Versus

Pemë të rrëzuara, rënie gurësh, ARRSH paraqet

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se si paraqitet situata e rrugëve pas reshjeve të shiut me intesitet të lartë sidomos në veri të vendit.

Sipas ARRSH-së këto reshje kanë sjellë rënie gurësh e inertesh në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht

Në segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokatër-Kakavijë një pemë e rrëzuar bllokoi pjesërisht një korsi grupet e punës të ndodhur në terren kanë ndërhyrë menjëherë për kthimin e qarkullimit në normalitet

Statusi i ARRSH-së:

Gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë kryesisht në Rajonin Verior, duke sjellë rënie gurësh e inertesh si në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht

Në segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokatër-Kakavijë një pemë e rrëzuar bllokoi pjesërisht një korsigrupet e punës të ndodhur në terrenkanë ndërhyrë menjëherë për kthimin e qarkullimit në normalitet

Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor

 

 

Tags:

arrsh

Poll