AKTUALITET /

Për 8 Mars gratë e vajzat në Kosovë marshim , sulmojnë me tymuese stacionin e policisë: Nuk festojmë

Marshimi, i organizuar nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe vazhdoi drejt sheshit “Skënderbeu”, ku u thirrën emrat e grave që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës.

Shkruar nga Versus

Për 8 Mars gratë e vajzat në Kosovë marshim , sulmojnë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë dhe vajzat në Kosovë dolën në rrugë për të marshuar kundër dhunës dhe pabarazisë, duke e kthyer këtë ditë në një moment reflektimi dhe rezistence. Me moton “Marshojmë për njëra-tjetrën”, protestueset ngritën zërin për gratë e vrara, për ato që jetojnë me frikën e dhunës dhe për nevojën urgjente të drejtësisë dhe sigurisë.

Marshimi, i organizuar nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe vazhdoi drejt sheshit “Skënderbeu”, ku u thirrën emrat e grave që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës. Ky veprim simbolik ishte një kujtesë e dhimbshme për viktimat, por edhe një thirrje për të mos lejuar që këto histori të përsëriten.

Për 8 Mars gratë e vajzat në Kosovë marshim , sulmojnë

Më pas, protestueset vijuan drejt objektit të Policisë së Kosovës, ku hodhën ngjyra dhe tymuese të kuqe pranë hyrjes kryesore të stacionit policor. “Poshtë policia patriarkale! Policia i ka duart të mbushura me gjakun e grave të vrara!” – ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan në këtë pjesë të protestës. Ky veprim simbolizonte pakënaqësinë dhe mosbesimin ndaj institucioneve që, sipas tyre, kanë dështuar në mbrojtjen e grave nga dhuna.

Marshimi përfundoi para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku u theksua nevoja për një sistem gjyqësor që nuk toleron dhunën dhe që garanton drejtësi për gratë viktima të krimeve gjinore. Protestueset kërkuan reforma dhe dënime më të ashpra për autorët e dhunës, si dhe një sistem më efikas për mbrojtjen e grave që ndodhen në rrezik. /Versus.al/

Tags:

vajza kosove

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: