
Pas disa ditësh në grevë, një prej punonjësve të “Bankers” në sektorin hidrokarbur në Marinzë humbi ndjenjat jashtë ambienteve të sindikatës.
Bëhet fjalë për Josif Lino, mekanik, i cili ishte bashkuar në bojkotin e punës dhe u transportua drejt qendrës shëndetësore të kompanisë, ku mori ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në ditën e 6-të të grevës së urisë, të paktën 10 anëtarë të këshillit sindikal raportuan përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Tensioni dhe mungesa e një zgjidhjeje konkrete po ndikon edhe tek punonjësit e fushës së naftës, të cilët vazhdojnë bojkotin dhe qëndrojnë në grevë jashtë ambienteve të kompanisë, duke shprehur solidaritet të pakushtëzuar.







