Tiranë- 21 vjeçari Erjon Hoxha është arrestuar nga policia e komisariatit nr.2 pasi dyshohet se kishte mashtruar në mënyrë të përsëritur disa persona duke iu marrë para teksa përdorte identitet të rremë.
I riu është arrestuar në flagrancë në momentin që kishte shkuar për t’i marrë një shumë parash një 26 vjeçareje të cilën e kishte mashtruar edhe më parë.
“Preja” e mashtrimit kishte denoncuar rastin në polici dhe efektivët kanë pritur momentin e duhur për të kapur mashtruesin me banim në Paskuqan. Pas arrestimit të tij, po kryhen veprime të tjera proceduriale për zbardhjen e rasteve të tjera të mashtrimeve të kryera prej tij. Versus.al







