AKTUALITET /

Përfitoi nga amnistia penale, zhduket i riu nga Dibra, familjarët: Ishte nisur për emigrim

Momenti i fundit kur ai ka kontaktuar me familjarët e tij ka qenë në kufirin serbo- kroat.

Shkruar nga B.SH
Përfitoi nga amnistia penale, zhduket i riu nga Dibra, familjarët:
Leo Roci

Dibër- Një 34-vjeçarin i njohur si Leo Roci ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 25 maj.

Momenti i fundit kur ai ka kontaktuar me familjarët e tij ka qenë në kufirin serbo- kroat.

Denoncimin për zhdukjen e tij e ka bërë Astrit Doda, daja i 34-vjeçarit.

Në denoncimin e tij në polici, daja i të riut, ka deklaruar se nipi i tij ishte nisur për emigrim drejt Evropës.

''Dje më datën 27,05,2024 në orën 10:20 telefoni është ndezur dhe është përgjigjur një femër e Serbisë.

Dhe ajo po na bënte presion cfarë ka kërkuar ky njeri këtu, mbasi telefonin e ka hapur një zotëri tjetër dhe tha që ajo është bashkëshortja ime dhe më tha se unë punoj në Doganë si agjent doganor dhe i kam gjetur këto dokumente në rrugë.

Por telefoni gjatë ditës ka lëvizur, nuk ka ndenjur në një vend, pasi e kemi kontrolluar me anë të GPS. Dhe tani kam frikë, sepse ka ikur motra ime bashkë me nipin në kufirin Serbi-Kroaci, mos u ndodh dicka edhe këtyre”, shprehet daja i Rocit.

Leo Roci është nisur më datë 19 maj me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë, nuk ka pasur biletë për të udhëtuar më tej dhe është detyruar që të flejë në një hotel në Prishtinë dhe të nesërmen më datë 20 është nisur me një taksi për në Serbi, me kalim nga Dogana në Merdarë.

Pasi ka kaluar doganën me taksi, taksia e ka vendosur në autobus për në Beograd dhe në Beograd e ka marrë taksia tjetër dhe e ka dërguar në pikën kufitare në dalje të Serbisë me hyrje drejt Kroacisë.” – ka deklaruar në Polici Astrit Doda.

Leo Roci është një person që sapo është liruar nga burgu falë amnistisë dhe me të dalë prej andej, ai ka dashur të shkojë në Angli ku ka gruan dhe fëmijën.

Tags:

leo roci

Poll