
Një shtëpi private në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në zonën që njihet si “Kryqëzimi i 1 Majit”.
Ndërkohë zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve me qëllim që parandalohet përhapja e tyre në banesat përreth.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar. Versus.al

