AKTUALITET /

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Janullatos, dërgohet me avion special në Athinë

Shkruar nga Versus

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit

Ka pësuar përkeqësim gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe për këtë arsye, ai është dërguar për mjekim më të specializuar në Athinë. Lajmi bëhet me dije nga media greke ‘Protothema’, që shkruan se gjendja shëndetësore e Janullatosit, 95 vjeç, është rënduar.

Prej datës 30 dhjetor, Janullatos ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë.

Gjendja e tij, sipas mediave greke, është në kontroll, por për dërgohet për kontrolle mjekësore pasi ka pësuar një hemorragji në stomak.

Për këtë arsye, u gjykua e domosdoshme transportimi i tij në Athinë, me një avion të Forcave Ajrore. Transportimin e tij do ta kryejë një ekip i posaçëm mjekësor i EKAV-it (Shërbimi Kombëtar i Ndihmës së Shpejtë në Greqi).

Kujtojmë se Kryepeshkopi ishte shtruar në një spital në Shqipëri prej 30 dhjetorit 2024, kur u bë e ditur se ai ishte prekur nga një virozë sezonale.

Janullatos, i ka shërbyer Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej vitit 1991.

Poll