Mbrëmjen e djeshme, 39 vjeçari Kleviol Ahmeti është ka mbërritur në Rinas pasi u ekstradua nga Dubai. Ndaj tij është caktuar rëndon akuza e përndjekjes në rrjete sociale dhe fizikisht ndaj reperit Noizy dhe familjarëve të tij. Gjithashtu është i dyshuar për djegien e automjetit të tij dhe të njërit prej personazheve të TikTok.
“Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Përndjekja’, pasi akuzohet se për disa vjet ka përndjekur fizikisht dhe në rrjetet sociale shtetasin R. R. dhe familjarë të tij. Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’,” thuhet në njoftim.







