
Gjermani- Vetëm 11 sekonda iu deshën të moshuarit shqiptar të merrte hak ndaj personit me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja e tij. 67 vjeçari Laver.C doli para gjykatës në Gjermani 7 muaj pas ngjarjes së rëndë duke u dënuar përfundimisht me 11 vite burg pas pretendimeve të tij për vrasjen e mbetur në tentativë.
Bild shkruan se i moshuari dyshonte se gruaja e tij e cila punonte si infermiere kishte lidhje me shqiptarin tjetër Sefat.B. Pavarësisht se nuk kishte gjetur për këtë pretendim të tij, autori mori pistoletën dhe qëlloi drejt bashkëatdhetarit të tij me 4 plumba. Ky i fundit fatmirësisht arriti të mbijetonte.
Pasi u arrestua, shqiptari pretendoi se ai dhe djemtë e tij ishin kërcënuar disa herë nga Sefat.B. Ndërsa avokati i tij tha në gjykatë se 67 vjeçari kishte qenë i dehur mbrëmjen kur kishte kryer krimin. Nga ana tjetër, shqiptari tjetër i cili mbeti i plagosur u shpreh i pakënaqur nga vendimi i gjykatës për ta dënuar me 11 vite burg 67 vjeçarin duke pretenduar se do kërkojë edhe dëmshpërblim nga shteti. Versus.al







