Tiranë- Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me plagosjen e Juxhin Hamajezit mesnatën e 26 majit në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
Falë veprimeve hetimore, është identifikuar autori që kreu plagosjen me armë zjarri dhe 2 bashkëpunëtorët e tij. Konkretisht janë shpallur në kërkim, Klodian Kallo, 31 vjeç, si dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, Gj. Ll., 36 vjeç dhe L. M., 45 vjeç.
Gjithashtu është gjetur edhe automjeti i përdorur prej tyre për kryerjen e krimit. Deri më tani, hetimet bëjnë me dije se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një sherr banal mes palëve.
Hamajezi njihet si person me precedentë penalë për trafik të klandestinëve. Ndërsa në vitin 2018 mbeti i plagosur nga ish-polici i ndjerë Santiago Malko, njeriu i Ervis Martinajt. Versus.al

