AKTUALITET /

Plan për vrasje? Sabah Nuzi, i dënuari i pari që u izolua në regjimin “41 Biss”

Burime bëjnë me dije se vendimi për ta izoluar me kërkesë të Policisë dhe SPAK dhe me miratimin e Ministrisë së Drejtësisë, mund të ketë si shkak dhe mundësinë e një plani për ta ekzekutuar brenda ambienteve ku po vuan dënimin

Shkruar nga Versus

Plan për vrasje? Sabah Nuzi, i dënuari i pari që u izolua në

I dënuari i parë që u fut në regjimin e ashpër “41 Biss” në burgun e Peqinit është i dënuari Sabah Nuzi, i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshit.

Burime bëjnë me dije se vendimi për ta izoluar me kërkesë të Policisë dhe SPAK dhe me miratimin e Ministrisë së Drejtësisë, mund të ketë si shkak dhe mundësinë e një plani për ta ekzekutuar brenda ambienteve ku po vuan dënimin.

Prej një viti në regjimin e Posaçëm 41 bis të burgjeve nuk kishte asnjë të burgosur.

Sabah Nuzi është arrestuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, i cili konsiderohet nga hetuesit si porositësi i atentatit ndaj të riut, për shkak të hasmërisë.

Nga hetimet ka rezultuar se Nuzi ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje kriminale, ndërsa autoritetet dyshojnë se ai ka qenë i përfshirë edhe në aktivitete të tjera të paligjshme në kuadër të grupit.

Sabah Nuzi dyshohet gjithashtu se është porositësi i vendosjes së një sasie tritoli në automjetin e Oltjon Klosit, teksa ndodhej në paraburgimin e Fushë-Krujës.

Më herët, Nuzi vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, por me rikthimin në funksion të regjimit “41 Biss”, ai është transferuar në Peqin, ku do të qëndrojë nën masa të forta izolimi dhe kontrolli. Versus.al

Poll